Policia thotë KUJDES nga bora e ngricat

Policia e Kosovës, për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave në rrugë, ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar.

Në një postim në Facebook thuhet se kujdesi maksimal në trafik, veçanërisht i drejtuesve të automjeteve, është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica.”, thekson policia.

Policia me njësitet e saj po ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me qëllim të reduktimit të numrit të aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në rrugë, përfundon njoftimi.

Lexo edhe:  Numër i vogël i kamionëve me mallra nga Serbia në Merdarë