E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën në një aksident në Podujevë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Sekiraçë të Podujevës. Sabri Aliu ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një biçiklist, për pasojë, drejtuesi i kësaj të fundit, ka humbur jetën.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.

Lexo edhe:  24-vjeçari nga Rahoveci viktimë e fajdes, ‘shokët’ ia kërkojnë 60 mijë € pasi humbën 36 mijë eurot e investuara në kripto