Arrestohet shoferi i kamionit që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Klinë ku vdiq mërgimtari

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar shoferi i kamionit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet, që ka ndodhur mesditën e së hënës në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, viktimë e këtij aksidenti është një 35-vjeçar i cili sipas policisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Klinë / 15.01.2024 – 12:55. Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Importi i produkteve shqiptare në Kosovë rritet për dhjetëra miliona euro