Vdes shkrimtari i njohur kosovar, që shkroi vargjet për UÇK-në “sërish vjen marsi”

Ka vdekur shkrimtari Adem Gashi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë familjarët.

“Sot në mëngjes, baba ynë Adem Gashi ndërroi jetë. Varrimi i Ademit bëhet sot (e Martë) në ora 15:00 në fshatin Nekoc\ Drenas.”, shkruan djali i tij Dardan Gashi.

Në vitin 2022 Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i cili ndahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ju dha Adem Gashit.

Ndërsa në vitin 2018, Adem Gashi ishte fitues i vendit të dytë në konkursin e poezisë “KultStrofa” të organizuar nga KultPlus.

Lexo edhe:  Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Shqipëri: Shoferi dyshohet se po lëvizte 180km/h për t’iu shmangur policisë