Policia sekuestron 146 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram me djathë në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuesetruar 146 kavanoza me mjaltë dhe 40 kilogram djathë në Prevallë.

Siç thuhet në raportin e Policisë, një personit i janë sekustruar 83 kavanoz me mjaltë si dhe 40 kilogramdjathë/kaçkavall që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës.

Sipas policisë, lidhur me këtë rast, janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Në anën tjetër, policia poshtu ka sekuestruar edhe 32 kavanoz me mjaltë të cilat poashtu dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Kosovë. Ndonëse policia njofton se poashtu ka sekuestruar edhe 31 kavanoz me mjaltë të cilat poashtu dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Kosovë.

“Fsh. Prevallë, Prizren 03.12.2022 – 10:00. Pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 83 kavanoz me mjaltë dhe 40 kilogram djathë/kaçkavall që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.Fsh. Prevallë, Prizren 03.12.2022 – 10:00. Pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 32 kavanoz me mjaltë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.Fsh. Prevallë, Prizren 03.12.2022 – 10:00. Pas një pune hetimore, njësitë policore tek i dyshuari mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar 31 kavanoz me mjaltë që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia Veriore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin janë marrë mostrat për ekzaminim nga ana e inspektorëve të AUV-it, ndërsa malli i sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexo edhe:  Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë