Vdes profesori Shyqri Nimani, personi që shkroi Deklaratën e Pavarësisë

Sot gjatë ditës është ndarë nga jeta profesori universitar, Shyqri Nimani, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë i biri, Agoni, i cili njoftoi se ceremonia mortore do zhvillohet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Arbëri.

Shyqri Nimani lindi më 6 maj 1941 në qytetin e Shkodrës dhe ishte piktor, dizenjues grafik dhe pedagog shqiptar.

Ai ishte i mirënjohur në hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008.

Lexo edhe:  Publikohet identiteti i gruas që u gjet pa shenja jete në Prishtinë