Policia me aksion në “pazarin e kerreve” në Prishtinë, arrestohen katër persona

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka organizuar dje një aksion në tregun e automjeteve në kryeqytet.

Aksioni filloi në ora 10, ndërsa në pranga përfunduan katër persona.

Policia arriti të arrestojë një të dyshuar, i cili po shiste elektroshokë dhe thika të ndryshme, të cilat edhe u konfiksuan.

Dy shitës të tjerë, të cilët po tregtonin dylbi për pushkë, janë arrestuar gjithashtu.

Policia ka arrestuar edhe një të dyshuar që po shiste thika dhe boksa të metalit.

Katër të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Ndodh edhe kjo: Një person futet në stacion, e rrah policin dhe lirohet me procedurë të rregullt