I dënuar me mbi 3 vjet burgim nga Gjykata në Mitrovicë, Policia e arreston të riun dhe e dërgon në burg

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është B. Salihu, i cili është kapur të gjatë ditës së djeshme nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë, për shkak se ndaj tij kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga gjykata.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me mbi 3 vjet burgim lidhur me një rast të mëhershëm.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Lexo edhe:  Zbulohet kush është gruaja e arrestuar në Prishtinë: Dërgohet në burg, kishte 7 urdhër arreste aktiv