“K*rvë, më ke shkatërruar”, historia e pazakontë, babai s’e lejon vajzën të bashkohet me djalin dhe burrin

Emisioni “Piranjat” kanë sjellë mbrëmjen e së dielës një histori krejt të pazakontë, ku prindërit janë kundër dashurisë së vajzës së tyre.

Ngjarja zhvillohet në fshatin Ponçar të Devollit, ku dy të rinj të cilët janë të verbër ranë në dashuri me njëri-tjetrin në klasën ku ata merrnin mësim.

Dionisi dhe Geralda të dy vuajnë nga sëmundja e verbërisë, u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin pikërisht në klasën ku ata të dy merrnin mësime për personat me aftësi të kufizuara.

Hapin e parë drejtë kësaj dashurie të madhe e merr Geralda e cila i kërkon dashurisë së jetës Dionisit që të shkojë e ta “rrëmbejë” në banesën e saj, pasi ishte e bindur që prindërit nuk do ta kuptonin e aq më tepër ta lejonin që ajo të kurorëzonte dashurinë e madhe që ndiente për ish-shokun e klasës.

Dhe ishte pikërisht bashkimi i Dionisit me Geraldën, e cila do të sillte trazira, tërmete dhe drama në jetën e tyre.

Lexo edhe:  Serbët fillojnë të rrahen mes vete, dje ndodhi një rrahje në një kafene në Zubin Potok