Policia kryen bastisje në Suharekë, Malishevë dhe Vushtrri, sekuestron armë zjarri

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Suharekë, Malishevë dhe në Prizren.

Gjatë këtyre bastisjeve të dyshuarve iu kanë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, fishekë dhe gëzhoja, përcjell Klankosova.tv.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

“Në koordinim me prokurorinë është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë si dhe 12 gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton raporti i policisë.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit kosovar është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe 18 fishekë. Lidhur me rastin, meqenëse i dyshuari nuk ka qenë në shtëpi, të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje në stacion policor. Rasti nën hetime”, sipas raportit 24 orësh të policisë.

 

Lexo edhe:  Lajm i keq: ​Rriten çmimet e naftës