Arrestohet personi që bëri pagesë me 50 euro false

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme për shkak se ka bërë pagesë me një kartëmonedhë 50 euroshe të falsifikuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Magj. Prishtinë-Ferizaj 18.11.2023 – 20:40. Me 01.02.2024 është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur kishte bërë pagesë me një kartëmonedhë 50 €, e cila pas ekzaminimeve ka rezultuar se është e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

Lexo edhe:  Bëri botox, 30 vjeçarja e pëson keq: Pjesa e injektuar u mbush me qelb, personi që më injektoi ishte floktare