Largohet tabela e ministrisë së Qeverisë së Kosovës në Zubin Potok

Është larguar tabela e vendosur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Zubin Potok, e cila ishte e vendosur në një objekt në këtë komunë, raporton teve1.info

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuar nga një grua me shtetësi të Kosovës, e cila ka bërë të ditur se nga largimi i tabelës është dëmtuar edhe muri i qendrës ku ishte e vendosur.
Policia po e heton rastin.

“Zubin Potok 31.01-01.02.2024 – 15:00-08:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur është larguar nga objekti i qendrës tabela të cilën e kishte vendosur Ministria e Pushtetit Lokal. Po ashtu ishte dëmtuar edhe vendi (fasada) ku ishte e vendosur tabela. Rasti nën hetime”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Grabitje në një pompë në Kaçanik, hajni i maskuar dhe i armatosur merr paratë nga arka dhe zhduket