Naim Murseli dyshohet se hodhi dy telefonat në pusetë

Detaje të tjera të rënda janë bërë publike nga gazetari Vehbi Kajtazi në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai, në një intervistë për Opinion në TV Klan, tha se ajo ka parë gjithçka para se të ekzekutohej. E ndjera ka qenë e ulur në ulësen e pasagjerit kur përpara i ka dalë Granit Plava. Pasi bashkëshorti i saj ka ndaluar, ka dalë dhe ia ka liruar vrasësit, ulësen e shoferit.

“E ndjera e ka parë gjithë këtë skenë, e ka parë sesi bashkëshorti i vet po e tradhton. I liron karrigen e vet. Ka qenë aty dhe ky futet në vendin e tij dhe e vret”, tha Kajtazi.

Më pas, Naim Murseli ka ikur në një dyqan, ndërsa autori është larguar me një makinë me qira.

Sipas gazetarit, policia në momentin e parë që e ka marrë për ta intervistuar Naim Murselin e ka parë që ky po gënjen.

“Gjithnjë sipas të njëjtave burime, natën e krimit Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla kanë shkuar në një hotel bashkë dhe kanë qëndruar në një dhomë”, tha ai.

“Këtu tregon Kushtrim Kokalla sesi Naim Murseli thotë u krye edhe kjo punë, u çlirova”, tha gazetari.

Ndërkohë, Granit Plava ka komunikuar me Kokallën dhe e ka thërritur në një club nate.

I pari që u vu në pranga ka qenë Naim Murseli.

“Naim Murseli telefonin e vet dhe të bashkëshortes i ka zhdukur të dy. Ka dyshime se i ka hedhur në një pusetë kanalizimi dhe ata janë zhdukur. Autoritetet kanë bërë një kërkesë në Apple, në Amerikë, për t’i nxjerr të dhënat nga telefoni”, tregoi gazetari.

Lexo edhe:  Tragjedia në Lipjan: Ky është 60-vjeçari që dyshohet se vrau gruan, djalin e më pas veten