Policia gjen sërish armë dhe pajisje ushtarake në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në veri të Kosovë janë zbuluar sërish armë dhe pajisje ushtarake.

Sipas tij, në dy lokacione në komunën e Zubin Potok janë gjetur armë zjarri, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake.

Sveçla deklaroi se aksionet do të vazhdojnë deri në çrrënjosjen e plotë të elementeve kriminale dhe forcimin e kontrollit të sigurisë në gjithë territorin.

“Beteja kundër çdo celule terroriste nuk ndalet. Si dje, edhe sot. Sërish, në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut u gjet armatim, granata dore dhe pajisje të tjera ushtarake. Nga kushtetutshmëria cep më cep, te kontrolli pëllëmbë për pëllëmbë. Nuk do të ndalemi deri në çrrënjosjen totale të secilit element kriminal”, ka shkruar Xhelal Sveçla.

Lexo edhe:  Konfirmohet: Tre terroristë të plagosur u trajtuan në spitalin e Novi Pazarit, një i qëlluar në gjoks