Rivarrosen eshtrat e Sinan Dautit, 9-vjeçarit të vrarë gjatë luftës

Në fshatin Prekaz të Epërm në Skenderaj janë rivarrosur eshtrat e Sinan Dautit, i vrarë në forcat serbe në vitin 1999.

Ai ishte 9-vjeç kur u vra. Familja Dauti nga Prekazi i Epërm pas 27-vitesh, të premten që lamë pas morën informacione për eshtrat e djalit të tyre, Sinanit.

Ne ceremoninë e rivarrimit mori pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ministra nga kabineti qeveritar, përfaqësues nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, zyrtarë të komunës së Skenderaj dhe nga OVL-UÇK dhe shumë qytetarë.

Lexo edhe:  Arrestohet pronari i pompës ‘Delta Group’ – ku vdiq punëtori pas shpërthimit të cisternës