Policia e Kosovës publikon videon: Kështu e vodhi hajni një Golf 7

Policia e Kosovës ka publikuar disa pamje ku një person shihet teksa vjedh një veturë.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur me 4 prill të këtij viti, pas mesnate në Ferizaj ku ishte vjedhur vetura Golf 7 me ngjyrë të kaltër, shkruan Jepi zë.

Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi, të lajmërojë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

Policia ju siguron se të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.

Për video, klikoni KËTU

Lexo edhe:  Vdes polici nga Drenasi, Murtez Ramadani