Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e 26-vjeçarit të zhdukur në Dragash, ende pa rezultate

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të rendit dhe të Policisë Kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë në zonën e Dragashit.

Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.

Kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë.

Lexo edhe:  Ky shtet nis pagesat me 180 euro bonus për çdo fëmijë