Kanoset një zyrtar komunal në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Një zyrtar në komunën e Mitrovicës së Veriut është kanosur verbalisht nga një person.

Ai ka raportuar se kërcënimi ka ndodhur gjatë kontrollit për inspektimin e ndërtimeve pa leje dhe duke i vënë shiritin për ndalimin e punës për ndërtim pa leje të një objekti.

Policia ka bërë të ditur se palët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë Veri 23.12.2023-16:50. Ankuesi mashkull zyrtar në komunën Mitrovicë veri, ka raportuar se derisa ishte në kontroll për inspektimin e ndërtimit pa leje dhe duke i vënë shiritin për ndalimin e punës për ndërtim pa leje të një objekti është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte.

Lexo edhe:  Bedri Hamza viziton familjen e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit për Bajram