Policia e Kosovës në dy raste të ndara parandalon dhe zbulon mallra të kontrabanduara

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti Task Forcë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.
Sipas njoftimit si rezultat i këtyre kontrolleve me datën 11.09.2023, në dy raste të ndara është parandaluar dhe është zbuluar kontrabandimi me mallra.

Rasti 1

‘’Pas pranimit të informatave për lëvizje të dyshimta në brezin kufitar Serbi-Kosovë, njësiti Task Forcë ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike, ku në zonën e Kamenicës është ndaluar automjeti Mercedes furgon me targa vendore, i cili është vërejtur duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, ku drejtues ishte personi R. M., 1988 mashkull kosovar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra që dyshohet të jenë të kontrabanduara.

Rasti 2

‘’Në rrugën Stublinē – Dobërqan automjeti Tauran, me targa serbe, i cili dyshohet se kishte hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës, në përpjekje per t’iu shmangur kontrollit të njësitit Task Forcë dhe duke mos iu bindur urdhrave të Policisë, përveç që ka rrezikuar zyrtarët policorë, i njëjti gjatë vozitjes humb kontrollin mbi automjet duke dalë nga rruga.Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari me iniciale F. M. mashkull, shtetas i Serbisë, në automjet kishte pasur të ngarkuara pajisje të ndryshme të kontrabanduara, ku vlera e përafërt e tregut arrin shifrën rreth 20.000 euro’’ thuhet më tutje në njoftim.

Lidhur me rastet të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kujdestar , malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme që parashihen për raste të tilla./Lajmi.net/

Lexo edhe:  “Rrugët ishin të bllokuara nga persona të maskuar dhe me uniforma” - Qytetari rrëfen kthimin nga veriu