“Thuaj hamburger”, del videoja se si ishte rrahur Jasir Asani nga huliganët maqedonas

Ishte viti 2015-të kur futbollisti me prejardhje nga Shkupi Jasir Asani kishte pësuar grushta nga huliganët maqedonas.

Pamjet pas rrahjes që mori futbollisti i kombëtares shqiptare kanë qarkulluar tashmë kudo në rrjet.

Ai në një intervistë për një medium kishte deklaruar se huliganët i kërkuan të thoshte “hamburger”. Asani kishte refuzuar t’i bindet urdhrave dhe kështu kishte nisur konflikti me ta.

“Më thanë thuj hamburger, i thash pse me thanë hamburger?. Më rrahën shumë, por nafaka ime u mbajta”, kishte deklaruar ai.

Në prononcimin e tij ai kishte thënë se huliganët kishin ndaluar sulmin vetëm kur ai i kishte treguar se luante për ekipin e Vardarit të Maqedonisë.

“Ishin rreth 20 vetë dhe dolën para meje. Më detyruan dhe më goditën, donin të më shtrijnë. Më pas iu thashë, e dini kush jam? Luaj në Vardar, Jasir e kam emrin”, ishte shprehur Asani atëkohë.

Kujtojmë se futbollisti ishte padyshim protagonisti kryesor në fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë, aty ku shënoi një gol fantastik nga distanca

VIDEO

Lexo edhe:  “Bama bukën se jam kah vi” – Babai i djalit që u vra në Gllogjan rrëfehet në gjykatë