E kërcënuan me armë dhe thikë – hajnat e rrahin dhe i vjedhin një personi telefonin dhe paratë

Një rast i grabitjes ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnate në Fushë Kosovë.

Një viktimë ka raportuar në polici se derisa ishte duke drejtuar veturën, tre persona të maskuar, duke e kërcënuar me armë dhe thikë e kanë sulmuar fizikisht.

Sipas viktimës, hajnat kanë i kanë grabitur një telefon dhe 250 euro, për t’u larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se rasti po hetohet.

Lexo edhe:  “Sulmi në zemër i Kryeprokurorit Munishi” – Nga e hëna s’punohet në Pallatin e Drejtësisë shkaku i mungesës së oksigjenit