Policia e Kosovës: Gjuatje ne armë nga vetura në lëvizje në Tavnik të Mitrovicës

Sot në mbrëmje një person ka gjuajtur me armë nga vetura në lëvizje.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, shkruan Jepi zë.

“Sonte rreth orës 21:50, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” në Mitrovicë, nga një veturë në lëvizje, për motive të panjohura një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tijë, dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar.
Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, ka thënë për Zahiti për Jepi zë

Lexo edhe:  Deri më 2041 e kishte të ndaluar vozitjen, qytetari del në trafik e sërish gjobitet me 300 euro