Zhvillime dramatike: Pasi u bllokuan rrugët, në rrugët e veriut shfaqet njerëz me maska

Alarmi i qytetit i njohur si “uzbuna” ka më shumë se një orë që është lëshuar në veri.

Sipas informatave nga terreni, pasagjerët në Jarinjë po këshillohen që të kthehen në drejtim të Serbisë si dhe në rrugët magjistrale në veri të Kosovës po shihen njerëz me maska.

Radio Evropa e Lire që është medium që financohet nga SHBA, raporton se në veri janë parë njerëz me maska.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka blinduar urën e Ibrit.

Aty janë mbledhur edhe shumë qytetarë që kanë dalur pranë urës pasi kanë dëgjuar alarmin.

Ky alarm vie sot, para 1 gushtit, kohës kur pritet të hyjë në fuqi vendimi i qeverisë për ndërrimin e targave serbe me ato RKS, si dhe reciprocitetit për letërnjoftimet serbe.

Lexo edhe:  Krasniqi: PDK-ja absolutisht do t’i fitojë zgjedhjet e reja nacionale