Policia e arreston të dyshuarin për dëmtim të varrezave në Kllokot

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Kllokot.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet për veprën “Dëmtim i varreve apo kufomave”.

I dyshuari  gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën  vepër penale.

Njoftimi i plotë:

Dëmtim i varreve apo kufomave

Kllokot, 8 dhjetor 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan,  Njësiti i Hetimeve Rajonale, Gjilan  pas një pune operative-hetimore, intervistimit të dëshmitareve  në  bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin Themelore në Gjilan   në lidhje me rastin “Dëmtim i  varreve apo kufomave”  i  cili ka ndodhur më datë: 02.10.2022 në qytetin e Kllokotit  në varrezat Ortodokse , sot më datën 08.12.2022  është  arritur të identifikohet  dhe ta arrestohet i dyshuari T.N.(1985) (M/S/K) me vendbanim në qytetin e Kllokotit . I dyshuari  gjatë intervisimit në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se e ka kryer të njëjtën  vepër penale.

Lexo edhe:  Klinë: Djali sulmon njerkën dhe përleshet me babain e tij, përdoret edhe ‘stupci’