Mbyllet kjo rrugë në Prishtinë për një muaj

Gjykata Supreme e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga dita e nesërme do fillojnë punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.

Nga këto rrethana, kjo rrugë do mbyllet për një muaj.

“Nga dita e hënë 12.09.2022, nisin punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi” tek Pallati i Drejtësisë, dhe siç njofton Komuna e Prishtinës, kjo rrugë do të bllokohet për një muaj, përkatësisht deri më datë 12.10.2022. Ky njoftim shërben për qytetarët dhe stafin e Pallatit të Drejtësisë që të përdorin rrugët alternative si në skicën e mëposhtme”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E rëndë: Vriten 3 persona në Lipjan