Burri nga Peja dje u shpall i zhdukur, sot u gjet i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lutogllavë të komunës së Pejës, ku është gjetur pa shenja jete një person.

Viktima dyshohet se ka humbur jetën derisa ishte në peshkim me gjenerator.

Sinjali mëson se i ndjeri ishte zhdukur qysh se nga dita e djeshme dhe sot është gjetur në fshatin Lutogllavë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është nga fshati Trestenik nga komuna e Pejës.

02 Press ka provuar të marrë informacione nga Policia, por që të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.

02 Press do t’iu mbajë të informuar.

Lexo edhe:  “As fati i shoqes së saj nuk dihet”, eksperti për vrasjen e Liridonës: Sekreti që dinte i kushtoi jetën