Policia dënon pejanin me 500 euro dhe 5 pikë negative pasi po voziste edhe pse kishte masë mbrojtëse

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse një qytetar nga Peja, i cili pas një kontrolli rutinor është kapur duke drejtuar automjetin, edhe pse kishte masë mbrojtëse.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se të njëjtit i është bërë tërheqja e automjetit.

“Me datё 10.04.2024, pas njё kontrolli rutinor nga zyrtarët Policor tё Njёsisё Rajonale tё trafikut rrugor DRP Pejё, ёshtё vërtetuar se vozitёsi i mjetit drejton mjetin ne masё mbrojtёse, tё njëjtit iu ёshtё bёrё tërheqja e automjetit me automjet tёrheqёs sipas ligjit nё fuqi. Kundёrvajtёsit iu ёshtё shqiptuar gjoba: 500 euro, 5 pikё negative dhe 6 muaj masё mbrojtёse”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, shoferja godet me veturë policin dhe ikë nga vendi i ngjarjes