Ushtria bëhet me 10 automjete të reja, kaq është vlera e donacionit të Gjermanisë për FSK-në
Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është bërë pranimi i donacionit prej pesë automjetesh ushtarake.
Donacioni u bë nga Republika Federale e Gjermanisë, teksa në ceremoni moren pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjenerallejtnant Bashkim Jashari si dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.
Sipas ministrit Maqedonci, vlera e këtij donacioni është 2.7 milionë euro, shkruan Indeksonline.