“Skuadra” e vrasjes së Ardian Nikulajt, Policia bie në gjurmët e bashkëpunëtores së katërt

Pas arrestimit të Edmond Haxhisë si edhe 2 bashkëpunëtorët anglezë Thomas Mithan dhe Steven Hunt, Policia britanike ka rënë në gjurmët e britanikes Harriet Bridgeman e cila gjithashtu ka pasur rol vëzhgues në vrasjen e Ardian Nikulajt. Policia angleze ka arritur në gjurmimin e saj dhe pritet që edhe ajo të arrestohet.

Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.

Haxhia është organizator, porositës dhe financues i vrasjes. Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Nikulaj ishte në hasmëri me fisin Lekstakaj prej vitit 1997 për shkak të një pretendimi se nuk janë paguar 10 mijë lekë të vjetra në një karburant.

Përgjatë viteve 1997 deri 1999 janë kryer disa vrasje dhe plagosje mes palëve, ndërsa Nikulaj u vra mbi 20 vite më vonë. Dyshohet se shkak i vrasjes së Nikulajt është gjakmarrja, ndërsa ekzekutori është shtetas portugez.

Harry Simpson, shtetas britanik; Harriet Bridgeman, shtetase britanike; Thomas Mithan, shtetas britanik; Steven Hunt, shtetas britanik, kanë pasur roin e informatorëve.

 

Lexo edhe:  E konfirmon Rama: Anulohet mbledhja e përbashkët e Qeverive shqiptare