Policia arreston një person në Polac të Skenderajt, kjo është arsyeja

Është arrestuar nje person në fshatin Polac të Komunës se Skenderajt pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë me dylbi dhe një revole që dyshohet të jetë me gaz.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Fsh. Polac, Skenderaj 22.03.2023 – 18:47. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovarë  pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar: një armë e gjatë me dylbi dhe një revole që dyshohet të jetë me gaz. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Dy aksidente sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre persona të lënduar