Dënohet me 11 vite burgim dhe 4 mijë euro gjobë i akuzuari për grabitjen në një bastore në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj B.N., i cili akuzohej për grabitje në një bastore sportive në vitin 2013, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Gjykata bën me dije se kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të akuzuarin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 vjet dhe dënim me gjobë në vlerë katër mijë euro.

“I pandehuri B. N., akuzohej se “me datën 09 qershor 2013, rreth orës 10:18 minuta, në Gjakovë, në bastoren sportive ‘’E.L.’’, ku ka punuar i dëmtuari F.P., tani i ndjerë, me përdorimin e forcës fizike ka sulmuar të dëmtuarin- tani të ndjerin dhe më pas i përvetëson dymijë (2000) euro me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, me tani të dënuarin F.Gj., ka hyrë në bastore për të lozur në aparatin e lojërave të fatit, ku F.Gj., qëndron tek dera e hyrjes së bastores, ndërsa i pandehuri e godet njëherë pas koke me grusht të dorës së djathtë të dëmtuarin F.P., tani i ndjerë, i cili nga goditja rrëzohet në tokë, humb vetëdijen atëherë nga xhepat e pantallonave i pandehuri ia merr të hollat, në atë mënyrë me tani të dënuarin F.Gj., largohet me të shpejtë në drejtim të panjohur, duke e lëne te dëmtuarin tani i ndjerë pa vetëdije””, thuhet në njoftim.

Ky rast ishte i kthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës

Lexo edhe:  Vdes në moshë mjaft të re, Behram Arifi