Podujevë: Gjendet një person i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Dumnicë të Poshtme të Podujevës në oborrin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa njoftohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës

“Dumnicë e poshtme, Podujevë / 23.03.2024 – 16:25. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur trupi i viktimës mashkull/kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  AKB: Rreth 17 mijë të rinj presin 5 vjet për t’u punësuar në Kosovë