Arrestohet serbi në Zubin Potok, ishte i dënuar për veprën penale “grabitje”

Një serb është arrestuar në Zubin Potok nga Policia e Kosovës.
Personi i arrestuar po kërkohej për veprën penale “Grabitje”, dhe ishte i dënuar edhe nga Gjykata, shkruan Lajmi.net.

Pas arrestimit i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Arrestim i personit të kërkuar

Sot, më 25.11.2023, në ora 12:40 në fshatin Zupqë komuna Zubin Potok, nga njësia policore e Stacionit Zubin Potok është arrestuar i dyshuari D. B., (viti i lindjes 1983, mashkull serb kosovar).

Personi i arrestuar kërkohej nga Gjykata Themelore Mitrovicë, pasi më 20.05.2020 , është shpallur fajtor per veprën penale “Grabitja” dhe i është shqiptuar dënim me burg. I denuari eshte dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Lexo edhe:  Aksidenti fatal në Drenas/ Arrestohet shoferi që e la të vdekur 56-vjeçarin