Përvjetori i Reçakut, homazhe te kompleksi memorial

Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, dhe ambasadori William Walker do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçaku

Homazhe pritet të bëjnë edhe autoritetet lokale si dhe përfaqësues të partive politike si dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq

Lexo edhe:  Ish sekretari i FFK-së: Nuk kishte thirrje raciste në Rumani ndaj Kosovës