Vdes ish komandanti i UÇK-së dhe mësuesi i dalluari

Ka ndërruar jetë ish Komandanti i batalionit dhe ish eprori i TMK-së, me graden Major, Muhamet Begaj, shkruan Jepi zë

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ish bashkëluftëtari, Fatmir Shurdhaj.

Postimi i plotë:

Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tënde të hershme Mësuesi Muhamet Begaj, bashkëluftëtari jonë i UÇK-së.
Njeri me vlera të larta kombëtare i pathyeshëm në kauzën për lirinë e atdheut!
Mësues i dashur, luftëtar guximtar e komandant i pamposhtur në organizimin e luftës çlirimtare.
Shok me dinjitet të lartë njerëzor e përkrahës i vlerave kombëtare e shoqërore.
Do të kujtojm gjithmonë si njeriun që mundohej t’ju ndihmonte shokëve me përkushtim në rrethana të ndryshme.
Ngushëllime Familjes Begaj, miqve, dhe gjithë bashkëluftëtarëve.
E paqi të lehtë dheun për të cilin luftove çlirimtar!
Lamtumirë Mësuesi Muhamet luftëtar i lirisë së Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës tënde atdhetare Liribërës! 🇦🇱

Lexo edhe:  “Nëse s’rrin me mu, kom me t’pre n’fyt, e me ta mbytë njonin evlad”/ Gjilanasi kërcënon me jetë bashkëshorten e cila do të ndahet nga ai