Përfshihet nga zjarri një tyrbe në Istog

Një person ka informuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt fetar (tyrbe).

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.04.2023 rreth orës 01:32 në fshatin Veriq, Istog.Tutje bëhet e ditur se nuk dihet vlera e dëmit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura nga zjarri është përfshirë një objekt fetar (tyrbe).

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk dihet vlera e dëmit”, thuhet në raportin e PK-së.Policia ka njoftuar më tej se rasti është duke u hetuar.

Lexo edhe:  Qytetet dhe fshatrat që mbesin pa energji elektrike