Shkoi t’ua kërkojë borxhin dhe i ofendoi, tre vëllezërit e bëjnë llom 45-vjeçarin në Fushë Kosovë

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 15:05 në Lagjen 28 në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se është rrahur nga tre vëllezër.

Sinjali mëson se motivi që çoi deri te incidenti është një borxh që vëllezërit e kishin ndaj 45-vjeçarit, i cili u shkoi në shtëpi që t’i marrë paratë e tij.

Po aty situata eskaloi, pasi që 45-vjeçari kishte nisur t’i ofendojë borxhlinjtë, të cilët më pas e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me grushte. Viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Ndërkohë rasti është raportuar edhe në Polici, të cilët kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarit ndaj të cilëve është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  “Më e drejtë t’iu mundësohet qytetarëve tërheqja e mjeteve deri 30% nga Trusti, se sa parat të humbin në tregjet ndërkombëtare”