Deçan: Vëllai e bën për spital motrën e tij veç pse s’i pëlqen vendi i punës së saj, shpallet në kërkim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe me anëtarët  e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe motrat, të cilat përjetojnë dhunë nga vëllezërit e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një grua nga Deçani, pasi e njëjta dyshohet se u sulmua fizikisht nga vëllai i saj

Sinjali mëson se vëllai i saj dyshohet se i kishte shkuar viktimës te shtëpia e saj, pasi e njëjta është e martuar dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike. Gjithçka dyshohet se ka ndodhur për shkak të pakënaqësisë së tij, për vendin e punës së saj.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka nisur hetimet dhe tashmë po vazhdojnë kërkimet për të dyshuarin, pasi që i njëjti me të kryer veprën është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Lexo edhe:  Dogana i nxjerr në shitje 9 kuaj dhe 1 gomar, 1 euro kilogrami