Aksident te “Rrethi me Flamur”, krijohen kolona e tollovi në trafik

Një aksident që ndodhi pasditen e së enjtes në Prishtinë, shkaktoi tollovi në trafik.

Aksidenti ka ndodhur te “Rrethi me Flamur” në kryeqytet, afër shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli, orëve të vona të pasdites.

Nga fotografitë që ka siguruar gazeta online Reporteri.net, shihet se vetura ka dalur komplet nga korsia e është ndeshur me një shenjë komunikacioni në rrugë.

Kjo shkaktoi kolona trafiku derisa policia është parë në vendin e ngjarjes.

Policia ende nuk ka raportuar nëse dikush mbeti i lënduar nga ky aksident

Lexo edhe:  Vjen në jetë foshnja e parë me tre prindër