Pensionistët duarthatë’, Projektligji i skemave mund të mos votohet

Projektligji i miratuar për skemat pensionale mund të mos zbatohet shumë shpejt. Kjo për shkak të paralajmërimeve për bojkot të punës së Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës dhe vërejtjeve që kanë për këtë nismë ligjore. Derisa pensionistët i janë gëzuar këtij vendimi të Qeverisë dhe mezi presin të shpërblehen për kontributin e tyre.

Pensionistët e vendit i janë gëzuar lajmit për njohjen e kontributit të tyre në vitetet 90-ta nga ana e shtetit.

Këtë vendim e quajtën të vonshëm, megjithatë të mirëseardhur.

Kryetari i Shoqatës së pensionistëve ka thënë se tashmë pagat e pensionistëve do të njihen sipas kualifikimeve.

Projektligji i miratuar të mërkurën në Qeverinë e Kosovës shumë shpejt pritet të kalojë për aprovim në Kuvendin e Kosovës.

Por, hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj thotë se ky projektligj mund të mos e gjejë vullnetin e deputeteve për ta kaluar tutje.

Kjo pas paralajmërimeve për bojkot të punës në legjislativ nga ana e opozitës

Opozita megjithatë ka vërejtje të tjera.

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dresha ka thënë se ky projektligj është konfuz.

Ligjin për Skemat Pensionale të financuara nga Shteti, partia opozitare AAK e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese, pasi konsideronte se Ligji diskriminonte personat e larguar dhunshëm nga puna para viteve ’99.

Në fund të vitit 2022, Kushtetuesja kishte marrë vendim që të largojë nenin 8.

Ky nen përcaktonte se të gjithë punëtorët që nuk i kanë 15 vite punë para datës 1 janar 1999, nuk e gëzojnë të drejtën për pension kontributdhënës./Gazeta10

Lexo edhe:  Muaji i madhërishëm fillon nesër, kjo është vaktia e Ramazanit