Arrestohet një i dyshuar për fajde dhe detyrim në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën në Prishtinë është arrestuar një person i  dyshuar për fajde dhe detyrim.

Në raporti 24-orësh të PK-së, thuhet se gjatë bastisjes në dy lokacione prona të të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy karikatorë, 27 fishekë, një laptop, një telefon celular, një DVR, një granatë dore, një pushkë gjuetie, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Po ashtu i janë gjetur 4 mijë e 800 euro para të gatshme, një automjet si dhe dokumente me shënime të ndryshme që lidhen me veprat penale.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./BetimipërDrejtësi

Lexo edhe:  Qeveria kërkon që minatorët t’i kthehen punës: Çdo ditë mospune, Trepçës i kushton 40-50 mijë euro