Pasi u shtrenjtua ari, hajni vjedh stoli në vlerë prej 12 mijë eurove në Mitrovicë – arrestohet nga Policia

Me datë 03.11.20022, në Stacionin Policor Jugu Mitrovicë ishte raportuar një rast i vjedhjes së rëndë ku në një fshat të Mitrovicës persona të panjohur kishin hyrë në një shtëpi duke shfrytëzuar rastin kur në shtëpi nuk kishte qenë asnjë person dhe kishin vjedhur stoli ari me vlerë rreh 12100 € (dymbëdhjetëmijë e njëqind euro) dhe para të gatshme prej 1100 € (njëmijë e njëqind euro).

Pas një pune intensive hetimore nga ana e hetueseve të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me datë 05.12.2022 mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ,,Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’’, është arrestuar i dyshuari N.H., 49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Me urdhër te gjyqtarit te procedurës paraprake është kontrolluar një lokal argjendarie në Mitrovicë ndërsa pas kontrollit janë sekuestruar stolitë e arit, të cilat dyshohen se ishin vjedhur me datën 03.11.2022 dhe janë blerë nga i dyshuari.

I njëjti është intervistuar nga ana e hetuesve në prezencën e avokatit mbrojtës ndërsa pas procedurës së intervsitimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hetimet në lidhje me këtë rast do të vazhdojnë.

Lexo edhe:  Vetura u bë "kërrsh": Pamje nga aksidenti ku vdiq polici i Kosovës teksa shkonte në punë