Pamje: Vuçiç mbërrin në Tiranë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në samitin e BE në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama.

“Pas konsultimeve që zhvilluam, vendosëm të vinim të diskutonim të gjitha çështjeve. Mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut”, tha Vuçiç për gazetarët.

“Jemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE por në të njëjtën kohë duhet të mbrojmë interesat kombëtare në përputhje me Kushtetutën. Jam realist dhe jam këtu të mësoj nga shumë njerëz nga BE dhe në fund t’u shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Do të dëgjojmë strategjinë e BE-së për të ardhmen dhe kjo ka rëndësi të madhe për ne”.

Pasi kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë, një ditë më parë Vuçiç shpjegoi se nuk e ka problem pjesëmarrjen dhe se thjesht ishte i pushtuar nga emocionet për shkak të krizave që po prodhohen prej disa muajsh në vend.

Lexo edhe:  E rëndë: 20-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke kërcyer nga Ura e Fshajt, shpëtohet mrekullisht nga një qytetar