Pasi piu alkool dhe u bë “rrotë”, mitrovicasi rrah gruan e tij por arrestohet dhe dërgohet në burg

Një person është arrestuar ditën e djeshme rreth orës 21:00, në qytetin e Mitrovicës.

Nën ndikimin e alkoolit ai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.

I dyshuari pas arrestimit ka rezultuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Ai u dërgua në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Me vendim të prokurorit rasti është në proces hetimor.

‘’Mitrovicë 03.02.2023-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij, duke e ofenduar me fjalë fyese. I dyshuari pas arrestimit dhe verifikimit ka rezultuar me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës. Rasti në proces hetimor’’ thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  44-vjeçarja nga Shqipëria ‘shtrinë’ prostitucionin në një motel në Ferizaj, bën seks me katër burra në këmbim të parave