Tifozat Kuq e Zi: Fqinjë kemi boll, s’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t’i dhënë ndihmë Serbisë

Federata Shqiptare e Futbollit sot dha lajmin për shpalljen e kandidaturës për organizimin e Kampionatit Europian 2027 në grupmoshat U21.

Por, FSHF-ja ka kërkuar ndihmë nga Serbia për ta bëjë një organizim të përbashkët dhe për t’i dërguar dokumentacionet në UEFA, shkruan Indeksonline

Tifozat Kuq e Zi përmes një shkrimi në rrjetet sociale nuk janë aspak të kënaqur me vendimin e kruet Armand Duka në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm me Serbinë.

“Fqinjë kemi boll, skemi pse kapërcejmë Kosovën për ti dhënë ndihmë Serbisë.

“Serbia, përveç krimeve dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve është dënuar në disa raste nga UEFA për tifozët e saj racistë e të dhunshëm deri në vrasje. Sa për marrëdhëniet e drejtpërdrejta sportive të Shqipërisë me Serbinë pamjet, thirrjet, kriminale për therjen dhe vrasjen e shqiptarëve, goditjet ndaj lojtarëve tanë në 14 tetor 2014, dhe terrori ndaj delegacionit nuk besojmë se janë harruar. Njëlloj vazhdon përhapja e parullave të ngjashme nga tifozët serbë në ndeshje ku nuk janë aspak të perfshirë skuadrat shqiptare. Për asnjë nga këto nuk është kërkuar falje, përkundrazi kane luftuar edhe “sportivisht” kundër nesh deri në shkallët më të larta gjyqesore sportive. “

Lexo edhe:  “Afrim Bunjaku, hero i kombit” – transparenti në ndeshjen Shqipëri – Bullgari