IPK e arrestoi: Ky është polici nga Gjakova që ngacmoi seksualisht të miturën

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari policor në Gjakovë nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një të miture.

Paparaci mëson se zyrtari policor i arrestuar është Art Dafota nga Gjakova.

Ai është arrestuar dje, kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

IPK njofton se do të vazhdojë veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast.

“Hetuesit në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore ku pas këtyre veprimeve fillestare hetimore zyrtari policor është arrestuar dje kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, njofton IPK.

Lexo edhe:  Sërish incident në Prishtinë: Të shtëna me armë zjarri, sekuestrohen rreth 20 gëzhoja