Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit të pastrimit gjatë punës në Mitrovicë

Një person ka vdekur në rrugë, në Mitrovicën e Jugut.

Policia fillimisht u thirr për një person të alivanosur në rrugën “Selim Kalludra”, ndërsa me të mbërritur ekipi mjekësor, u konstatua vdekja e viktimës.

Ngjarja ndodhi paraditen e së premtes.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti është u hetuar.

Lexo edhe:  "Po dridhet Beogradi, barrikadat po dridhen - s'besoj se do të jenë aty edhe shumë kohë"