Pas disa shpërthimesh, veriu mbushet me policë

Policia e Kosovës ka rritur prezencën e saj në pjesën veriore të vendit.

Ky shtim i numrit të policëve ka ardhur pasi gjatë mbrëmjes së sotme kanë ndodhur disa shpërthime në pjesën veriore shkruan Jepi zë.

Në pamjet e publikuara nga mediat, shihen numër më i madh i automjeteve dhe zyrtarëve policorë në Lagjen e Boshnjakëve.

Kujtojmë se pak orë më parë u shkaktuan disa shpërthime në pjesë të ndryshme, madje njëri prej tyre shumë pranë Policës së Kosovës dhe gazetarëve të pranishëm.

Ndryshe, situata e përgjitshme në Veri të Kosovës vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa serbët lokal kanë vendosur disa barikada.

Lexo edhe:  Policia i "bie" call center-ave, ka të arrestuar