Vëllai i Fatos Gecit i reagon Kërçelit: Ky Ilir Teknefeci po gënjen, shumë i pafytyrë
Faton Geci, vëllai i deputetit të Lëvizjes Guxo, Fatos Geci, ka reaguar ndaj deklaratës së Ilir Kërçelit, i cili kishte mohuar se kishte shkruar fjalimin skandaloz kundër Hashim Thaçit.
Përmes një komenti në postimin e Gazetës Insajderi, Fatoni ka thënë se Ilir Kërçeli po “gënjen”, duke e quajtur të pafytyrë.
“Ky Ilir Teknefeci po gënjen sa po i nxë goja, shumë i pafytyrë, marre banu burr!”, ka shkruar Fatoni, vëllai i deputetit të Guxo, Fatos Geci.
Ndërkohë, deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Kërçeli, ka reaguar pas deklaratave të familjes Geci, ku është përmendur emri i tij.
Nehat Geci kishte deklaruar se fjalimi i Fatos Gecit ishte shkruar nga Ilir Kërçeli. Megjithatë, vetë Fatos Geci e ka mohuar publikisht këtë pretendim, duke theksuar se fjalimin e ka hartuar vetë.
Në një video-reagim, Kërçeli ka hedhur poshtë këto akuza, duke theksuar se qëndrimet e tij për krerët e UÇK-së në Hagë janë të njohura publikisht.

