Deputetja e VV-së: Për Citakun reaguam të gjithë, por pse s’reaguat ndaj Eman Rrahmanit që ofendoi rëndë Arbëri Nagavcin!

Deputetja e Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka deklaruar se ndaj gjuhës seksiste dhe diskriminuese të përdorur ndaj nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku, reaguan të gjithë. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e dënoi ashpër; shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, po ashtu, si dhe deputetja Fatmire Kollçaku.

“Por, si është e mundur që nuk pati asnjë reagim nga deputetet e PDK-së, kur deputeti Eman Rrahmani e quajti deputeten Arbërie Nagavci, në foltoren e Kuvendit, “ministre të edukatës seksuale”?

Standardet e dyfishta në reagim, përveç se janë të papranueshme, tregojnë se kauzën për barazi gjinore e përdorim vetëm si instrument”

Lexo edhe:  Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri për “të siguruar lirinë e lëvizjes”